Ilir Ferati e siguron edhe një mandat

Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, tashmë e ka siguruar edhe një mandat në krye të kësaj komune.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ferati pas numërimit 100% të votave ka arritur që të rrëmbejë 10,058 Vota apo 58,78%.
Në vendin e dytë është rënditur kandidati i PDK-së, Ali Nimanaj me 22.11%.
Ndërsa në garën pë të parin e Istogut në vendin e tretë është rënditur Astrit Bujupaj nga VV-ja me 13.53%./Indeksonline/
