75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / S Z

12 kuti të panumëruara në Prizren, ky është rezultati nga zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  (KQZ) deri tani ka numëruar 94,92 për qind të votave në Komunën e Prizrenit.

Derisa ende janë dhe 12 kuti të panumëruara, në Prizren vazhdon të prijë Shaqir Totaj i PDK-së me 41,99 për qind, dhe se pritet të shkojë në balotazh me Artan Abrashin e VV-së,  i cili në zgjedhjet lokale ka arritur të fitojë 29,80 për qind të votave.

Ndërkaq Driton Selamanaj i LDK-së ka fituar vetëm  10,66 për qind në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.