75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / S Z

Lista Serbe i fiton 9 komuna, në Kllokot shkon në balotazh

Pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të votimit nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, procesi i verifikimit për votat me kusht dhe ato nga diaspora mbetet ende në zhvillim.

Rezultatet preliminare kanë sjellë disa befasi të mëdha, veçanërisht në Drenas dhe Fushë-Kosovë, ku kandidatët Ramiz Lladrovci dhe Valon Prebreza kanë arritur rezultate që nuk ishin parashikuar nga analistët dhe sondazhet e fundit para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, një befasi e hidhur për Listën Serbe është rezultati në Kllokot, ku kjo parti, e cila tradicionalisht dominon në komunat me shumicë serbe, nuk arriti ta fitojë garën në raundin e parë.

Kandidati i saj, Bozhidar Dejanoviq, mori 882 vota ose 41,62 për qind, duke u renditur i pari, por jo me mjaftueshëm për fitore. Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e partisë Srpska Narodna Sloga, Sreçko Spasiq, i cili siguroi 666 vota apo 31,43 për qind.

Ndërkohë, kandidati shqiptar Arbër Emini arriti të marrë 498 vota apo 23,50 për qind, duke dëshmuar rritje të ndjeshme të përkrahjes për subjektet shqiptare në këtë komunë.

Kujtojmë se balotazhi për komunat ku nuk u zgjodh kryetari në raundin e parë do të mbahet më 9 nëntor 2025.