75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Z S

Presidentja e KE-së Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe ne Begajn

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të këtë hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit të Investimeve EU-Ballkani Perëndimor, një zhvillim me rëndësi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

Agjenda e saj nis me një takim në orën 09:15 me presidentin e republikës, Bajram Begaj, në ambientet e presidencës.

Më pas, në orën 09:50, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore nga kryeministri Edi Rama, raporton euronews. albania.

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentes Von der Leyen është parashikuar për në orën 10:00, i ndjekur nga një takim mes delegacioneve respektive.

Vizita do të kulmojë me një konferencë të përbashkët shtypi, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e kryeministrisë./Indeksonline/