75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / AR

Aktorja lë pas një pasuri marramendëse

Diane Keaton ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një pasuri neto prej 100-milionë dollarësh.

Përveç roleve të saj ikonike në filmat “The Godfather”, “Father of the Bride” dhe “The First Wives Club”, Keaton ishte një investitore e zgjuar në pasuri të paluajtshme, duke u specializuar në restaurimin e shtëpive historike. Ajo kishte një pasion të madh për arkitekturën dhe dizajnin.

Disa nga shtëpitë që ajo rinovoi u shitën te yjet e tjerë, sipas Celebrity Net Worth. Një vilë 100-vjeçare, e blerë nga Keaton në vitin 2007 për 8.1 milionë dollarë, u shit tre vjet më vonë për 10 milionë te producenti i “American Horror Story”, Ryan Murphy.

Marramendëse: Kjo është pasuria që Diane Keaton la (me

Në vitin 2002, aktorja bleu një shtëpi në Bel Air dhe pas rinovimeve e shiti për 16.5 milionë dollarë te një ekzekutiv i teknologjisë, në vitin 2005. Një pronë tjetër në Laguna Beach u ble për 7.5 milionë, u rinovua dhe u shit dy vjet më vonë për 12.75 milionë. Madje edhe një shtëpi në Pacific Palisades, pas rinovimeve, u shit me mbi një milion më shumë sesa çmimi i blerjes.

Keaton nuk e ndaloi pasionin e saj me thjesht restaurime. Në vitin 2017, ajo publikoi librin “The House That Pinterest Built”, i përshkruar si një udhëzues stili dhe një libër frymëzimi. Në të, Keaton rrëfente se kur donte të ndërtonte shtëpinë e saj, kishte ndjekur këshillat e regjiores Nancy Meyers dhe frymëzimin e gjeti te Pinterest-i.

Marramendëse: Kjo është pasuria që Diane Keaton la (me

Ajo shpjegonte se shtëpitë që ndërtonte ishin rezultat i një përzierjeje të dhuratave të pasioneve të të tjerëve për “shtëpinë perfekte”, peizazhin perfekt dhe brendësinë ideale.

Para vdekjes, Diane e kishte vendosur në shitje shtëpinë e saj në Brentwood, ndërkohë që shkruante për pasionin e saj për desinjin dhe arkitekturën. Ajo la pas dy fëmijët e saj të birësuar, Dexter dhe Duke, të cilët do të jenë përfituesit kryesorë të pasurisë së saj.

Marramendëse: Kjo është pasuria që Diane Keaton la (me

Ndërkohë, arsyeja e vdekjes së aktores nuk është zbuluar, por deri diku, shenjat paralajmëruese u dukën në mars, kur aktorja vendosi në shitje shtëpinë e saj të ëndrrave në Los Angeles për 29 milionë dollarë, pavarësisht se kishte thënë se planifikonte të qëndronte aty përgjithmonë.