Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të kërkuarit

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar Ujkan (Luan) Lataj, i lindur më 02.08.2001 në fshatin Carrabreg, Deçan.
Sipas njoftimit zyrtar, i pandehuri kërkohet për veprën penale të “Grabitjes” dhe policia ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Policia fton qytetarët që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të njoftojë menjëherë në njërin nga kontaktet zyrtare:
192 ose 0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
info@kosovopolice.com
Policia garanton ruajtjen e anonimatit të qytetarëve që ndihmojnë në këtë rast.