Gazi tregon se cilin koalicion e do më së shumti në Pejë

Dje kanë përfunduar zgjedhjet lokale dhe sipas rezultateve preliminare, kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka marrë 46.11% të votave, duke mos arritur për një përqindje të vogël të fitojë pa balotazh.
Në një prononcim për Indeksonline, Muhaxheri ka thënë se është i kënaqur me rezultatin dhe ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
“E falënderojmë çdo qytetar për mbështetjen që na ka dhënë. Jemi të kënaqur me rezultatin, edhe pse ka mundur të jetë edhe 3% më i mirë, por çka me bë tash,” ka deklaruar ai.
I pyetur se me cilën parti do të bënte koalicion para balotazhit ai tha se do të fokusohet më shumë me bashkëpunimin me qytetarët se sa aleancat politike.
Ai ka shtuar se synimi i tij dhe i LDK-së është të ndërtojnë aleancë me qytetarët, e më pak me partitë politike.
