75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / H F

Izmaku me 712 vota në Vushtrri: Nisma ka arritur targetin, kemi fituar dy asamblistë

Komunën e Vushtrrisë nuk arriti ta fitonte bindshëm asnjë kandidat për kryetar, i subjekteve politike.

Për herë të parë, në këtë komunë garoi edhe Nisma Socialdemokrate, me kandidaten Xhevahire Izmaku.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Izmaku ka arritur të siguronte 712 vota, apo 2,40% të votave.

Në një prononcim për IndeksOnline, Izmaku thotë se subjekti i saj ka arritur targetin e dëshiruar.

Sipas saj, Nisma ka arritur të siguronte ulëset për dy asamblistë.

“Unë po besoj që Nisma e ka arritur targetin që e ka dëshiru edhe thjesht është konfirmimi i votave të cilat na i kemi pritë me i rikonfirmu për herën e dytë pas zgjedhjeve parlamentare, është sukses për neve. Jemi shumë më mirë se sa në zgjedhjet e kalume. I kemi siguru dy karrige në asamble, kjo është e konfirmuar, vetëm se nuk e di se kush janë ata asamblista“, theksoi ajo.

Ani pse ka marrë jo më shumë se 712 vota, Izmaku thotë se nuk ka pasur pritshmëri më të mëdha, kjo për faktin se gjithçka nisi nga fillimi dhe në dispozicion kishte vetëm 7 javë.

“Unë për veti kam fillu shumë vonë, jam angazhu shumë. Është desht me ndërtu strukturë të re prej fillimit kam fillu gjithçka prej pozitës së deputetes edhe i kam pas në pyetje vetëm 7 javë ditë me tri subjekte të fuqishme që janë atje, unë jam nda jashtëzakonisht e kënaqun. Unë jam tu e ndërtu një skemë të re, një  ri- strukturim të ri komplet të degës, me një strukturë komplet të re që vec sa kemi fillu mu ambientu me njëri- tjetrin, me u familjarizu me njëri tjetrin. Unë besojë që është veç fillimi i këtij rrugëtimi. Kurrë se kam pa politikën një objektivë të shkurt e kam pa shumë gjatë edhe stuktura është e re, dhe unë kam një ambicie për ata të ri që i kam negociu, dhe me këtë mendësi me këtë planifikim unë ndihna shumë mirë sepse 2 ulëse nuk janë pak, ku dihet se si kanë dalë rezultatet e PDK e VV e LDK, por janë me traditë e Nisma s’ka pas zyre kur kam shku, kështu që unë jam shumë mirë”, vlerësoi Izmaku për IndeksOnline.

Bazuar në votat e KQZ-së, i pari me vota prin Ferit Idrizi i PDK-së me 13 mijë e 526 vota apo 45,56%.

Pas tij, me vota qëndron Sylejman Meholli i LVV me 30,63 % të votave, apo 9 mijë e 93 vota.

I treti me radhë renditet Xhafer Tahiri i LDK-së, i cili nuk arriti të siguronte më shumë se 5 mijë e 854 vota, apo 19,72%. /IndeksOnline/