75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / b l

Pjesëmarrja e kompanisë World Business Passport Online (WBPO) në Forumin e Investimeve BE-WB6 në Tiranë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, hapën sot Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, i cili po zhvillohet në Tiranë më 13–14 tetor 2025. Ky forum, që ka mbledhur së bashku përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe investitorë potencialë, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësitë për investime ndërmjet BE-së dhe rajonit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe kompania shqiptaro–austriake World Business Passport Online (WBPO), e përfaqësuar nga z. Arsim Vranovci, Drejtor Ekzekutiv, dhe znj. Delvina Vranovci, Drejtore Financiare. Përfaqësuesit e WBPO-së patën mundësinë të zhvillonin një takim miqësor me Kryeministrin Rama, të cilin e informuan se kompania ka seli në Tiranë dhe Vjenë të Austrisë.

World Business Passport Online është një platformë inovative që lidh biznese dhe konsumatorë në nivel global, duke ofruar zgjidhje digjitale për bashkëpunim, tregti dhe investime ndërkombëtare.