75 Mall Live Search
17:09 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / BA

Arrestohet një person në Prishtinë, po kërkohej nga Policia

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, sot nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:

·L.Xh. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim dhe gjobë prej 1.000 euro për veprat penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.