75 Mall Live Search
20:01 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / F.R

Shqipja po lufton për jetën e saj, ka nevojë për ndihmën tonë

Që nga fillimi i tetorit, për fat të keq, kanceri është rikthyer tek Shqipja, ndonëse të gjithë kishin shpresuar se pas transplantimit të dytë të palcës së kockave ajo ishte shëruar.

Terapia aktuale është shpresa e saj e fundit. Për shkak se kanceri këtë herë është më agresiv, ajo ka nevojë për dozë të dyfishtë të ilaçit – 270 mg në mëngjes dhe 270 mg në mbrëmje.

Mjekët në Zvicër kanë bërë gjithçka që kanë mundur, por nuk ka më asnjë mundësi këtu. E vetmja shpresë është një terapi e re në Shtetet e Bashkuara, me ilaçin Revuforj® (substanca aktive: Revumenib) një trajtim që u ka shpëtuar jetën edhe pacientëve të tjerë.

Ky trajtim kushton rreth 500’000 franga zvicerane, dhe kompania e sigurimeve shëndetësore nuk pranon të mbulojë asnjë qindarkë. Pavarësisht raporteve mjekësore, shpjegimeve dhe urgjencës, familja është lënë e vetme në momentin më të vështirë.

Ajo vazhdon të luftojë çdo ditë me dashuri, shpresë dhe forcë të jashtëzakonshme. Falë zemërgjerësisë së shumë njerëzve, gjysma e shumës së nevojshme tashmë është mbledhur por nevojitet ende ndihma juaj për ta vazhduar terapinë jetike. Kjo betejë nuk është vetëm për shëndetin e saj, por për fëmijët dhe familjen që e presin çdo ditë me shpresë.

Ndihmoni ta bëjmë të mundur këtë mrekulli, ky është LINKU.