Trump takon Abbasin e Autoritetit Palestinez në Egjipt

Ndër udhëheqësit që shtrënguan duart me Donald Trump përpara nënshkrimit të marrëveshjes për paqë në Gaza, ishte Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Abasi e vizitoi më parë presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2017, raporton BBC.
Ndërkaq, pak më parë presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë ka nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gaza, duke e cilësuar atë si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.