75 Mall Live Search
21:06 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Burim

Po ndodh befasia, Icardi drejt rikthimit në Serie A

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund të rikthehet së shpejti në futbollin italian.

Sipas raportimeve të La Stampa, Torino ka filluar kontaktet me Galatasarayin për transferimin e 32-vjeçarit, i cili aktualisht po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi me 5 gola në 7 ndeshje.

Kontrata e Icardit me Galatasarayin skadon në qershor, ndërsa klubi turk po shqyrton mundësinë e shitjes për të ulur shpenzimet. Një rikthim në Itali do të ishte gjithashtu i mirëpritur nga vetë lojtari, që dëshiron të rikthehet në futbollin italian.

Në rast se marrëveshja finalizohet, Icardi do të kthehej në Serie A pas pesë vitesh, aty ku la gjurmë me Interin dhe Sampdorian, duke shënuar mbi 120 gola në elitën italiane.