75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 14 Tetor 2025 / S Z

Arrestohen tre persona në Gjakovë, kërcënuan dhe sulmuan policët

Tre persona janë arretsuar në Gjakovë, pasi që kishin kërcënuar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 13.10.2025 – 08:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi ata kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/