Zgjedhjet në Prizren, komuna në “mëshirën” e Zafës!

Bashkimi Demokratik i Prizrenit, i udhëhequr nga Zafir Berisha ka befasuar të gjithë me rezultatin e arritur për kuvendin komunal.
Bashkimi Demokratik do të jetë forca e tretë në Kuvendin komunal të Prizrenit, pasi ka arritur mbi 3 mijë e 700 vota apo 6.75%.
Sa i përket garës për kryetar, Zafir Berisha ka përformuar më dobët pasi ka marrë 2 mijë e 855 vota, duke u renditur i katërti pas Totajt, Abrashit e Selmanajt./IndeksOnline/

