Kurti përfundon procedurat për të “nxehur” karriget në kryeministri (Dokument)

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka ndërmarrë veprimet e para për përballimin e temperaturave të ulëta që kanë nisur të shënohen në vend.
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e dimrit, është finalizuar procedura e tenderimit për “Furnizimin me ngrohëse elektrike – radiator”, transmeton IndeksOnline.

Sipas dokumenteve zyrtare, vlera fillestare e kontratës ishte 999 euro, ndërsa tenderi është përmbyllur me një ofertë përfundimtare prej 996 euro. Kontrata i është besuar operatorit ekonomik “Eor Group Sh.P.K”.

Ky furnizim pritet të përmirësojë kushtet e punës për stafin e Zyrës së Kryeministrit gjatë muajve të ftohtë, duke siguruar një ambient komod për zhvillimin e aktivitetit institucional./IndeksOnline/