Brazili i Ancelottit “shokohet” nga Japonia

Japonia i ka dhënë një goditje të rëndë Brazilit në ndeshjen e sotme miqësore që u zhvillua në Tokio.
Gjigantët aziatikë fituan me rezultat 3-2 ndaj “Seleçaos”, duke e tronditur Ancelottin me një përmbysje.
Golat për japonezët i realizoi Minamino, Nakamura dhe Ueda, ndërsa për “Seleçaon” shënoi Paulo Henrique dhe Martinelli.
Kujtojmë se të dyja këto kombëtare kanë siguruar biletën për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanadë./IndeksOnline/