Taylor e “rrëzon” Adelen nga fronti

Taylor Swift ka bërë përsëri histori në muzikë.
Albumi i saj i 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, është shitur në katër milionë kopje në Shtetet e Bashkuara vetëm një javë pas publikimit, duke thyer një rekord të mbajtur nga Adele për gati një dekadë, raporton HuffPost, transmeton Indeksonline.
Këto janë shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë e muzikës moderne, konfirmoi Luminate, një kompani analitike që ka ndjekur shitjet që nga viti 1991.
Me këtë, Swift tejkaloi albumin 25 të këngëtares Adele, i cili shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë në vitin 2015./Indeksonline/