Kiara dhe Luizi së shpejti në një bashkëpunim muzikor?

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka folur hapur për raportin e saj me muzikën dhe për planet e ardhshme profesionale, duke treguar se, ndonëse e dashuron artin dhe ka pasur dëshirë të provojë, nuk e sheh veten si këngëtare. Teksa ishte e ftuar në ‘Goca dhe Gra’, ajo u pyet nese mund te vije në një projekt muzikor me Luizin.
Kiara ka pranuar se pavarësisht pasionit për muzikën, zëri nuk është pika e saj më e fortë:
“Unë vesh muzikë kam shumë, por zëri nuk më dëgjon. Jam munduar, me gjithë dëshirën për një duet me Luizin, por jo… Në muzikë nuk dua të futem.”– është shprehur ajo.
Moderatorja, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën personale dhe marrëdhënien me Luiz Ejllin, tregoi se preferon të qëndrojë pranë mikrofonit si prezantuese, aty ku ndjehet më e sigurt dhe në elementin e saj.
Për momentin, duket se Kiara po përqendrohet tek karriera televizive dhe projektet mediatike, ndërsa fansat e saj mbeten kuriozë për çdo hap të ri që do të ndërmarrë në ekran, edhe nëse jo në muzikë.
Gjate intervistes ne ‘Goca dhe Gra’, ajo foli per karrieren, jeten pas ‘Big Brother VIP Albania’, memesine dhe planet per te ardhmen.