75 Mall Live Search
21:58 / E Martë, 14 Tetor 2025 / F.R

Ulutash viziton kampin “Villaggio Italia” në Pejë: Vlerëson profesionalizmin e trupave shumëkombëshe

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ultash, ka zhvilluar sot një vizitë në kontigjentin shumëkombësh të Komandës Rajonale – Perëndim (RC-W) në Kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

Gjatë vizitës, komandanti i RC-W, kolonel Lorenzo Mangia, paraqiti një përmbledhje të aktiviteteve operacionale dhe programeve stërvitore, duke theksuar arritjet e njësisë dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj gatishmërisë së misionit.

Po ashtu, Ulutash shprehu mirënjohjen e tij për kontigjentin shumëkombësh për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar sinergjinë, harmoninë dhe unitetin e qëllimeve që të gjitha njësitë e KFOR-it po demonstrojnë në përpjekjet e përbashkëta për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.