75 Mall Live Search
08:05 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

“S’më besohet”/ Ed Sheeran komenton bashkëpunimin me Barcelonën, për fanellat e reja

Tashmë është bërë traditë që në El Classico, Barcelona të ketë një artist specifik në fanellë.

Kjo bëhet si pasojë e bashkëpunimit me sponsorin kryesor të ekipit, platformën e muzikës “Spotify”, shkruan IndeksOnline.

Në El Classicon e kaluar, në fanellat e katalunsave e pamë emrin e grupit Coldplay dhe të artistit Travis Scott, ndërkaq këtë sezon do të shohim logon e albumit të ri të Ed Sheeran – Play.

Kjo gjë e ka emocionuar tej mase Ed-in, që është një për artistëve më të mëdhenj në Britani.

“Të shohësh albumin tim të ri “Play” në fanellat e Barcelonës është një nga ato momente që është e vështirë të besohet.”

E kam dashur futbollin gjithë jetën time, kështu që të shoh muzikën time të shfaqur në një skenë kaq ikonike dhe ta ndaj atë me tifozët në mbarë botën do të thotë shumë për mua”, u shpreh Sheeran.

Fanellat do të debutojnë në El Classicon e 26 tetorit./IndeksOnline/