75 Mall Live Search
08:07 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / G T

Muajin e kaluar s’pati, Szoboszlai tregon se a e mori fanellën e Ronaldos mbrëmë!

Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Hungarisë u takuan mbrëmë në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja u mbyll me barazim 2:2, me një gol të mesfushorit, Dominik Szoboszlai në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

Muajin e kaluar, Szoboszlai tentoi t’ia merrte fanellën Cristiano Ronaldos, por ky i fundit e kishte premtuar diku tjetër.

Portugezi i tha se një gjë të tillë do e bënte në ndeshjen e ardhshme dhe premtimi u mbajt, ai i dha fanellën lojtarit të Liverpoolit.

“Po, e mora fanellën kush nuk do ta donte fanellën e Ronaldos?”, u shpreh Dominik pas ndeshjes./Indeksonline/