Mitrovicë: Policia sekuestron tri armë, në një aheng familjar

Mbrëmë në stacionin policor- jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Njësitet relevante ndërmorën veprimet policore, duke identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, në vendin e ngjarjes, aheng familjar, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale: “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa me aktvendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e policisë.

