Këngëtari i Simply Red-it ndërpret koncertin dhe i drejtohet një burri: “Hesht, mjaft më”!

Gjatë performancës së javës së kaluar në Wembley Arena, këngëtari Mick Hucknall sulmoi verbalisht një tifoz që po e ndërpriste gjatë performancës.
Ylli i grupit Simply Red shprehu nervozizmin gjatë turneut të 40-vjetorit të grupit dhe reagimi i tij u prit me duartrokitje nga publiku.
“Mjaft me këtë” bërtiti Hucknall në një moment një burri pranë skenës, pastaj iu drejtua pjesës tjetër të publikut.
“Më vjen keq për këtë, por nuk mund të përqendrohem. Ai po bërtet shumë me zë të lartë. Ju erdhët të më dëgjoni mua duke kënduar, jo atë, me gjithë respektin e duhur”, shtoi ai./Indeksonline/
@faybay878 When someone in the crowd gets a lecture for disturbing his peace ☮️ well said! And what a great show! @MickHucknallofficial #dontpissmeoff #simplyredsshow #pipedown #managedbyjampress #jampress ♬ original sound – Fay Marinho