Paraqitjet fantastike me Kosovën, Avdullahut i rritet vlera në “Transfermarkt”

Futbollisti i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, ka një vlerë më të lartë në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Mesfushori bëri dy paraqitje fantastike me Kosovën gjatë këtij muaji, duke barazuar me Slloveninë dhe duke fituar ndaj Suedisë, shkruan Indeksonline
Ai ishte lider i mesfushës në dy ndeshjet.

Andaj kjo ka ra në sytë e faqes së njohur “Transfermarkt” – të cilët kanë vendosur t’i rrisin vlerën 21-vjeçarit.
Nga 10 milionë euro, vlera e futbollistit kosovar është rritur në 12 milionë euro.
Kujtojmë se Avdullahu u transferua te Hoffenheimi gjatë afatit kalimtar të verës për 8 milionë euro./Indeksonline/
