Oriola Marashi defilon për Guess-in

Oriola Marashi po shijon bashkëpunimin me Guess-in.
Bukuroshja shqiptare tash e sa kohë ka qenë pjesë e kampanjave të kompanisë së famshme, teksa dje shënoi një tjetër sukses të madh, shkruan IndeksOnline.
Ajo hapi sfilatën e Guess-it në Marrakesh dhe e mbylli atë me një “look” të dytë.
Oriola u prit dhe përcoll me ovacione teksa defiloi një herë me një fustan të bardhë, e më pas me një tjetër ngjyrë kafe.
Modelja duket se po i hap vetes dyer të rëndësishme në industrinë e modës, teksa mbetet të shihet se cilat do të jenë bashkëpunimet e radhës.