“Dardanët” konfirmojnë pjesëmarrjen në protestën gjithëkombëtare në Tiranë

Tifozët e Kombëtares së Kosovës, “dardanët” do të jenë të pranishëm në Tiranë për protestën gjithëkombëtare.
Përmes rrjeteve sociale, ky tifogrup konfirmon pjesëmarrjen, në mbështetje të krerëve të guerilës sonë të shenjtë, shkruan Indeksonline
“Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj.
“Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në faqen zyrtare të “dardanëve”
Postimi i plotë: