Më shumë kilometra me derivatet më cilësore në treg!

Çdo litër bën diferencën. Me derivatet më cilësore në treg, Petrol Company u jep shoferëve mëm shumë kilometra, duke e bërë çdo udhëtim më të gjatë, më të sigurt dhe më ekonomik.
Kilometrat nuk maten vetëm me rezervuarin. Ato maten edhe me sigurinë që ke në çdo stacion të Petrol Company, ku rrjeti i gjerë i shpërndarë në gjithë Kosovën është bërë garancia e çdo shoferi se gjithmonë ka një pompë afër. Ky rrjet e bën çdo udhëtim të pandërprerë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.
Çmimet konkurruese shtojnë një arsye më shumë përse shoferët zgjedhin Petrol Company. Të udhëtosh më shumë, me më pak shpenzim, është privilegj që çdo kilometër e bën edhe më të vlefshëm.
Përveç cilësisë, sigurisë dhe kursimit, Petrol Company sjell edhe më shumë për klientët e saj. Çdo muaj organizohet një lojë shpërblyese, ku për çdo furnizim mbi 10 euro, përfitoni një kupon loje dhe bëheni pjesë e shortit mujor. Këtë muaj, dhurohen 15 shpërblime të jashtëzakonshme si: udhëtim në Barcelonë, derivate falas, darka speciale, dhe në fund të lojës, një super veturë Dacia Logan.
Petrol Company është bërë sinonim i udhëtimit që zgjatë më shumë. Është historia e shoferëve që kursejnë çdo ditë, e familjeve që arrijnë më larg dhe e bizneseve që shtrihen përtej kufijve.
Mbi të gjitha, është një premtim i thjeshtë: më shumë kilometra në çdo litër, në çdo pompë, në çdo rrugë të Kosovës.