LDK-ja mobilizohet për balotazhin në Prishtinë/ Pasi doli i pari Rama takon kandidatët për asamblenë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar kandidatët e LDK-së për kuvendin komunal të kryeqytetit.
Pas fitores në rundin e parë, Rama dhe LDK-ja kanë nisur mobilizimin për balotazhin.
I pari i kryeqytetit ka publikuar disa fotografi nga ky takim.
“Për Prishtinën përtej”, ka shkruar Rama.
Balotazhi mbahet, më 9 nëntor dhe Rama hyn në garë si i pari pas triumfit në zgjedhjet e 12 tetorit.