Fitorja e Kosovës trazoi Suedinë, Elanga me fyerje ndaj Tomassonit

Suedia pësoi tre humbje radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës, duke u renditur në vendin e fundit të grupit dhe gjashtë pikë larg vendit që çon në playoff, me vetëm dy ndeshje të mbetura.
Pas humbjes 0-1 në shtëpi ndaj Kosovës të hënën në mbrëmje, trajneri Jon Dahl Tomasson ishte gjithnjë e më shumë nën presion, me analistë, komentatorë dhe tifozë që kërkuan ndryshimin në stolin e trajnerit.
Kjo kërkesë e tyre u plotësua dje nga Federata suedeze, teksa në këtë mes një ndikim për shkarkimin e Tomassonit, ka pasur edhe Anthony Elanga.
Sipas Radiosporten, Elanga dyshohet se ka komentuar në tunel:
“Duhet të largohet ky sistem i mallkuar.” Suedia nuk arriti të shënojë as me dy yjet e Premier Ligës, Isak dhe Gyokeres, në sulm kundër Zvicrës apo Kosovës këtë muaj.
Ndërkohë, Elanga ishte në stol ndaj Zvicrës, dhe u fut në lojë në pjesën e dytë kundër Kosovës, por pa rezultat. Suedinë në nëntor e pret një udhëtim te kryesuesja e grupit, Zvicra, dhe një ndeshje në shtëpi kundër Sllovenisë dhe duhet t’i fitojë të dyja për të pasur ndonjë shans për kualifikim, ndërsa duhet të shpresojë që Kosova, e renditur e dyta aktualisht, të mos marrë më asnjë pikë.