Duka: Kosova e meriton të jetë pjesë e Kampionatit Botëror

Fitorja e Kosovës 1-0 në udhëtim ndaj Suedisë, ka rritur gjasat për kualifikim në Kampiontin Botëror.
Për kualifikimin e Kosovës në Kupën e Botës, ka folur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, shkruan IndeksOnline.
Ai në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për ndeshjen ndaj Serbisë, emocionet e ekipit Kombëtar, fazën play-off, objektivat për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 dhe për Kombëtaren e Kosovës.
Duka thotë se Kosova e meritoi fitoren ndaj Suedisë dhe se e meriton edhe kualifikimin ne Botërorin 2026.
”Fitorja e Kosovës kundër Suedisë – Ka futbollistë shumë të mirë dhe me kualitet. Nuk është fare suprizë që i fiton të dyja ndeshjet. E supermeritoi fitoren në ndeshjen e parë në Prishtinë, e meritoi dhe mbrëmë dhe e meriton të jetë pjesë e Botërorit.
Nëse do kualifikoheshin edhe Shqipëria edhe Kosova në Botëror? – Do të ishte fantastike nëse do arrijmë të mbështesim dy kombëtare. por edhe nëse do jetë vetëm 1, do ishim të gëzuar.”, ka thënë ndër të tjera Duka./IndeksOnline/