75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / Gj Sh

Publikohet orari i javës së dytë të Superligës së Basketbollit

Pro Credit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet të shtunën, pas pushimit përshkak të zgjedhjeve lokale.

Ndeshja e parë do të jetë në mes të Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit të shtunën nga ora 19:00.

Të dielën zhvillohen dy duele tjera, ku nga ora 17:00 Bashkimi e pret Rahovecin 029 ndërsa nga ora 19:00 Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës.

Përballja në mes të Sigal Prishtinës dhe Borës zhvillohet të hënën nga ora 19:00