75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / S Z

Intervista e plotë me Xhavit Halitin/ Çfarë i propozon PDK-së dhe si e sheh mundësinë për të qeverisur me Kurtin

Në një intervistë për Indeksonline, njëri nga themeluesit dhe figurat me ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur hapur për pozicionin aktual të partisë, skenarët e mundshëm të bashkëqeverisjes dhe strategjinë që PDK duhet të ndjekë në periudhën e ardhshme politike. Intervista e plotë:

1.IndekOnline: A është PDK duke bërë ndonje lëvizje konkrete për të siguruar një rol kyç në qeverisje nëse VV dështon të sigurojë shumicën?

Haliti: Unë nuk jam zëdhënës e as Kryetarë i Partisë, e as Sekretarë i Përgjithshëm, për të folë në emër të Partisë. Por si themelues i sajë, e me aq ndikim sa kamë, duke marrë parasyshë situaten aktuale të drejtimit e të politikave pluraliste pë PDK, edhe unë mund t ju jap disa mendime në pyetjet që mi shtruat. Mendoj që PDK, ka hargjuar të gjitha mundësitë për të hy në kualicion. Strategia e sajë e në veçanti e disa folësve ka qenë faktor për të dështuar. Egziston një formulë të cilen e kemi dëgjuar nga folësit në emër të PDK, përmes së cilës edhe ata kan refuzuar kualicionin e mundshëm kushtetues, me LDK, nuk është arritur pajtueshmëria për kualicion, me qëllim që të vazhdohen bisedimet me të tjerët, VV po refuzon kategorikisht kualicionin me PDK. Ndoshta do ishte e mundëshme që të bëhen numërat me LDK, AAK, Komunitetet pakicë dhe Listen Srpska, por kjo formulë është me rreziqe të mëdha dhe kam frigë që do të çonte vendin në polarizim të skajshem politik.

2. IndekOnline: A e shihni PDK-në si pjesë të një formule të re qeverisëse nëse Kurti dështon të formojë kabinetin e tretë?

Haliti: Unë s do ja kisha preferuar PDK ës që të mendoj për postin e Kryeministrit por e kisha dëshiruar që PDK, të ketë qëndrim të qartë për të gjithë. 3. IndekOnline: Nëse Kurti dështon të krijojë qeveri stabile, a është PDK e gatshme ta udhëheqë një iniciativë për shumicë të re parlamentare? Haliti: S ja kisha preferuar një nisjativë të tillë. Dhe nuk e besoj që që do i del në krye, kësaj nisiative.

4. IndekOnline: PDK ka qenë kritikja më e ashpër e Qeverisë Kurti. A do ta lëshoni këtë rol opozitar për një pjesëmarrje në pushtet?

Haliti: Unë nuk jamë dakord që PDK ka qenë kritike ndaj qeverisë Kurti. Ne kemi pasë ca nisiativa nërmes Gjykates Kushtetuese, por s kemi pasur ofanzivë nacionale për ta demaskuar pushtetin e AAK. Konferencat për medie, e deklaratat në Parlament, nuk janë ofanzivë politike. Të jeshë në opozitë e të kërkosh ta rrëzosh nga pushteti një Parti si VV, kërkon një udhëheqje të guximëshme, të gatëshme për përballje politike kudo, në rrugë, në qytete e fshatra të Kosovës. Veprime që për udhëheqjen aktuale të PDK janë të panjohura.

5. IndekOnline: Cilat janë kushtet që PDK do të vendoste për të hyrë në një koalicion me Vetëvendosjen?

A ka vija të kuqe? Haliti: ⁠për të hy në kualicion me VV, PDK është e përjashtuar nga kjo mundësi, këtë përjashtim e ka bërë publik VV përmes deklarimit publik të Albin Kurtit e aponentëve të tjerë nga W. Prandaj dua të deklaroj publikisht që PDK nuk është dhe nuk duhet të jetë e gatëshme që për dy tre ministri, që mund të jenë profitabile të futet nën sqetullen e Albinit. PDK, duhet të filloj ti besoj vetëvehtes, të luftoj fenomenet negative të së kaluares, të filloj kurs të ri politik të besueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe po aq të besueshëm nga miqtë strategjik ndërkombëtarë. I duhet debat i brendshëm dhe publik për ta reformuar programin e Statutin, dhe një betejë e re për ta miratuar “Ligjin për Partitë Politike të Kosovës” . Vijat e kuqe për pjesmarrje në qeveri, PDK ës ia ka vendosë W.ja.

6. IndekOnline: A do ta refuzoni publikisht çdo ofertë për poste ministrore nga VV, për të ruajtur identitetin opozitar të PDK-së?

Haliti: ⁠nuk e besoj që do ketë ofertë të tillë per PDK, por dua të rideklaroj që që jam kundër.

7. IndekOnline: Nëse LDK hyn në qeveri me VV-në, a do të mbeteni të vetmit në opozitë?

Haliti: ⁠Për mandatin e tyre PDK do ribëhet forca e parë politike në Kosovë.

8. IndekOnline: Si e komentoni fitoren e Lladrovcit ne Drenas?

Haliti: ⁠Për fitoren e Ramizit dhe dështimin e Kryesisë së PDK në Drenas, duhet të bëhat analizë dhe reflektim nga Kryesia. Ramizi është në PDK dhe fitorja e tij s më ka merzitur. Ka zhvilluar një betejë të pabarabart me Kryesinë e Partisë etj. Por e ka fituar. Tani ai është violina e parë në Drenas, por për shum njerëz ka qenë befasi. Autoriteti i Kryesisë është zbehur.