Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 15 gradë

Sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen te sjellin riga shiu.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në katër gradë Celsius.
Ndersa, ato maksimalet do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi një e deri në pesë metër për sekondë.