Hamasi ka kthyer edhe dy trupa të tjerë izraelitë, por kërkon më shumë kohë

Hamasi ka dorëzuar trupat e dy pengjeve të tjerë izraelite sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Por së fundmi Hamasi ka deklaruar se i duhet kohë dhe pajisje të specializuara për të nxjerrë pjesën tjetër të pengjeve të vdekur nga rrënojat e Gazës.
Megjithatë, në një deklaratë për mediat deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe se deri tani ka kthyer të gjitha trupat e pengjeve që ka arritur t’i gjejë.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat izraelite mund të rifillojnë luftimet në Gazë nëse Hamasi nuk e zbaton marrëveshjen.