Nuk u zgjati shumë, merr fund romanca hollivudiane

Duket se një tjetër romancë hollivudiane ka marrë fund. Aktorët Tom Cruise dhe Ana de Armas thuhet se janë ndarë pas më pak se një viti lidhjeje.
Një burim pranë çiftit zbuloi për The Sun-in se nuk kishte më një “shkëndijë” mes të dyve dhe ata vendosën se ishte më mirë të qëndronin miq, transmeton Indeksonline.
“Shkëndija është zbehur mes tyre, por ata ende e duan shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të dy kanë qenë shumë të pjekur në lidhje me këtë”, tha burimi.
Pavarësisht ndarjes, thuhet se Cruise dhe de Armas mbeten miq. “Tom dhe Ana kaluan shumë mirë së bashku, por koha e tyre si çift ka mbaruar”, tha burimi, duke shtuar se “ata do të mbeten miq të mirë, por nuk janë më në një lidhje. Ata thjesht e kuptuan se nuk do të funksiononte dhe janë më mirë si miq”, përfundoi ai./Indeksonline/
