Pas një dekade karriere, Emily sfilon për Victoria’s Secret-in, duket përvëluese

Emily Ratajkowski, një nga modelet më të kërkuara të dekadës së fundit, më në fund ka ecur në pistën e Victoria’s Secret-it.
Modelja, aktorja dhe shkrimtarja bëri debutimin e saj në sfilatën ikonike të modës për vitin 2025 të mërkurën, transmeton Indeksonline.

Debutimi i saj i madh është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët mbushën rrjetet sociale me mesazhe mbështetjeje pasi Emily ndau një klip të largimit të saj dramatik në Instagram.
“Kjo është një gjë e madhe për komunitetin”, shkroi komediani Ziwe, ndërsa një fans shtoi: “Gjithmonë kam dashur të të shoh atje”.
Emily doli në pasarelë me një kostum mahnitës rozë që ngjasonin në krahët e engjëjve. Në vend të kësaj, ajo mbante në shpinë petale gjigante lulesh rozë të zbukuruara me xixa vezulluese, në formën e një orkideje. Stilimi i saj përfshinte një reçipeta rozë me dantellë që i nxirrte në pah dekoltenë, të cilën e kombinoi me tanga rozë.
Edhe pse ky ishte debutimi i saj për Victoria’s Secret-in, ajo tregoi se është një profesioniste e vërtetë./Indeksonline/