Mungoi me Shqipërinë, Ardian Ismajli rikthehet në stërvitje te Torino

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është rikthyer në stërvitje te skuadra e Torinos.
29-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e muajit tetor me fanellën “kuqezi”, kjo për shkak të lëndimit muskolar, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi tashmë është rikthyer në stërvitje dhe po bëhet gati për ndeshjet me klubin nga Serie A.

Të shtunën, Torino luan ndaj Napolit – por Ismajli mund të jetë vetëm në bankën rezervë.
Kujtojmë se deri tani, Ardiani ka bërë tri paraqitje me fanellën e klubit italian./Indeksonline/