Trump: Nuk do të ketë nevojë për ushtrinë amerikane në Gaza

Trump sapo ka folur në Shtëpinë e Bardhë, ku në deklarata të shkurtra për Gazën tha se nuk e sheh të nevojshme që ushtria amerikane të përfshihet drejtpërdrejt.
Ai u pyet për një deklaratë të bërë më herët gjatë ditës nga një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, i cili kishte bërë thirrje që Hamasi të dorëzonte armët dhe nëse kjo ishte një shenjë për grupin se SHBA-ja do të përfshihej ushtarakisht, nëse ata nuk çarmatosen.
“Nuk do të kemi nevojë për ushtrinë amerikane”, tha Trump, raporton BBCNews.
I pyetur nëse sheh ndonjë arsye për përfshirjen e ushtrisë amerikane në Gaza, Trump u përgjigj: “Jo, nuk e shoh këtë”.
“Ne do ta ndihmojmë Izraelin, por kemi edhe vende të tjera… shumë vende kanë nënshkruar,” tha Trump, duke iu referuar marrëveshjes së armëpushimit. “Shumë prej atyre vendeve janë relativisht fuqi ushtarake dhe Hamasi nuk ka mbështetje”, shtoi ai.
Trump gjithashtu tha se në Gaza po hapen varre dhe tunele për të ndihmuar në gjetjen e trupave të pengjeve izraelite që ende nuk janë kthyer.
Trump tha mbrëmë se nëse Hamasi nuk çarmatoset, “ne do t’i çarmatosim ata”.