75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / G T

Një legjendë turke në stolin e Çekisë?

Kombëtarja e Republikës së Çekisë është duke kërkuar trajnerin e ri pas dje shkarkoi, Ivan Hasek.

Siç raportojnë mediat e huaja, në radarin e Federatës së Futbollit të Çekisë është legjenda, Fatih Terim, shkruan Indeksonline

Terim ka kërkuar një pagë prej 100 mijë eurosh në muaj, që s’pritet të paraqesë problem për federatën çeke.

Trajneri turk është pa punë qysh nga muaji qershor i këtij viti, pasi u largua nga skuadra arabe, Al-Shabab.

Fatih Terim përveç skuadrave, ka menaxhuar edhe Kombëatren e Turqisë, andaj ka përvojë në menaxhimin e ekipieve kombëtare.

Kujtojmë se shkarkmi i Hasekit erdhi për shkak të humbjes ndaj Ishujve Faroe në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Çekia është në pozitën e dytë në Grupin L, me 13 pikë, tri më pak se lideri, Kroacia (16)./Indeksonline/