75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / MSH

Orav takohet me ambasadorin e ri gjerman

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ambasadorin e sapoemëruar gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Orav u shpreh se bashkë me Rudolphin diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend, shkruan IndeksOnline.

“Pata një shkëmbim të mirë mendimesh me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të 🇪🇺 për progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj” shkroi Orav në “X”.

Rudolph mori zyrtarisht kredencialet si ambasador dje, në një takim zyrtar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./IndeksOnline/