75 Mall Live Search
12:27 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / G T

Ndoshta Gallapeni mund të ketë më shumë minuta, Widzew Lodzi merr një trajner kroat

Skuadra e Widzew Lodzit është bërë me trajner të ri, pasi e largoi polakun, Patryk Czubak.

Czubak qëndroi në stolin e klubit nga Polonia vetëm nëntë ndeshje, shkruan Indeksonline

Ku arriti tri fitore, një barazim dhe pesë humbje.

Vendin e tij e ka zënë trajneri i njohur kroat, Igor Jovicevic.

Jovicevic ishte te shumë skuadra, duke përfshi këtu edhe Dinamon e Zagrebit.

Kujtojmë që në këtë skuadër polake luajnë disa shqiptarë: Dion Gallapeni, Juljan Shehu, Andri Zeqiri dhe Lindon Selahi./Indeksonline/