Modelja “çmend” rrjetin me foto provokuese përpara sfilatës

Modelja dhe influencerja britanike Tasha Ghouri ka bërë bujë në rrjetet sociale teksa ndau një seri fotosh provokuese me të brendshme të markës Victoria’s Secret, vetëm pak orë përpara nisjes së sfilatës spektakolare të këtij viti.
E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe vetëbesimin e palëkundur, Tasha tregoi figurën e saj sensacionale në një fotosesion që ka bërë xhiron e Internetit, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda minutash.
E veshur me një palë të brendshme me dantellë dhe detaje elegante, ajo pozoi para kamerës me një qëndrim plot hijeshi dhe feminilitet.
“Gati për të shkëlqyer në pasarelë 🌟💋”, shkroi Tasha në përshkrimin e postimit, duke paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në një nga ngjarjet më të mëdha të modës këtë vit.
Tasha Ghouri, e cila u bë e njohur fillimisht nga pjesëmarrja në “Love Island”, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si modele dhe është bërë një nga emrat më të përfolur në botën e modës. Me stilin e saj të veçantë dhe energjinë pozitive, ajo ka fituar zemrat e fansave anembanë globit – dhe tani, edhe vendin e saj në radhët e engjëjve të Victoria’s Secret-it.
