75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Haradinaj takohet me ambasadorin e ri gjerman, i kërkon mbështetje për në NATO dhe BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj bëri të ditur se i ka uruar mirëseardhje ambasadorit dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në çështje me rëndësi për Kosovën.

“Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë”, shkroi Haradinaj.

Ai falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit demokratik.

“Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, shtoi Haradinaj./IndeksOnline/