75 Mall Live Search
12:59 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Sharr Travel ofron transport falas për protestën gjithëkombëtare në Tiranë!

Kompania Sharr Travel njofton se do të ofrojë transport falas për të gjithë pjesëmarrësit që do t’i bashkohen protestës gjithëkombëtare në Tiranë, e organizuar nga shoqatat dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Data: 17 tetor, Ora e nisjes: 17:00

Për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, Sharr Travel siguron udhëtim të organizuar dhe komod drejt Tiranës, duke mbështetur nismat që promovojnë unitetin dhe bashkëpunimin kombëtar.

Për rezervime dhe informacione shtesë, kontaktoni organizatorët zyrtarë të protestës.

Sharr Travel – gjithmonë pranë qytetarëve dhe nismave që bashkojnë kombin.