Seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, flet dëshmitari

Hasan Kerolli ekspert i lartë për analiza të tregut dhe tregtim të energjisë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë dëshmisë së tij në rastin e ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi deklaroi se përkundër vendimit të ZRRE-së që të mos tregtonin energji elektrike me operatorë të pa licencuar në Kosovë apo Shqipëri, KEK-u ka vazhduar tregtimin me energji me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, ndonëse nuk kishte licencë në Kosovë.
Ai tregoi se Zyra e Rregullatorit të Energjisë e kishte njoftuar KEK-un në vitin 2022 se është e ndaluar të tregohet energji me kompani që nuk kanë licencë.
“KEK-u tregtim të energjisë deri në dhjetor të 2021 ka bërë vetëm teprica ka bërë shitjen e energjisë dhe nuk ka bërë import deri në atë kohë në dhjetor të vitit 2021 kemi filluar edhe me blerje të enegjisë qoftë për nevoja të KEK-ut në raste kur kemi pas rënie të paplanifkuar të njësive të KEK-ut, por edhe për blerje të energjisë për shërbim universal. Për KESCO-n e cila ka ardhur me vendim nga Qeveria e Kosovës blerja ka filluar nëse nuk gaboj rreth datës 22 dhjetor kemi vazhduar fillimisht për KESCO-n deri më 10 janar 2022 pastaj kemi blerë edhe me 21-22 janar pastaj ka filluar KESCO dhe ka bërë blerjen e energjisë në bazë të vendimit të qeverisë energjisë dhe shitje e energjisë varësisht kur kemi pas teprica deri në vitin 2022 kemi vazhduar me kompani që kanë qenë të regjistruara në Kosovë dhe kanë pas licencë nga shtetet evropiane. Deri në vitin 2022 nuk kemi pas ndonjë njoftim nga ZRRE që është e ndaluar ka qenë mund të bëjmë tregtim me kompani që kanë licencë në vendet e rajonit dhe evropian në vitin 2022”, tha ai.
Kerolli, tutje tha se pasi kanë marrë njoftimin nga ZRRE-pja se cilat kompani konsiderohen të licencuara dhe njoftimit që i kishin thënë udhëheqësve në KEK nga Edmond Lluleshi iu është thënë që tregtimi me HSE të vazhdoj përkundër që ajo nuk posedonte licencë as në Kosovë as në Shqipëri.
Ai tha se tek pas gjobës që KEK kishte marrë nga ZRRE-ja ishte marrë vendim nga drejtori operativ Luigj Imeri të ndërprehet çdo kontrate me kompani që nuk janë të licencuara në Kosovë apo Shqipëri.
“Pasi e kemi pranuar njoftimit me ZRRE i jam drejtuar drejtorit operativ, Luigj Imerit përfshirë ka qenë Edmond Llulleshi dhe kryeshefi Nagip Krasniqi drejtori Kujtim Hoxha kolegu Graniti. Kam kërkuar se si me vepru pas njoftimeve nga ZRRE se si me vepru me kompanitë qe nuk janë të licencuara në Kosovë dhe Shqipëri dhe kam marrë përgjigje nga Edmond Llulleshi për arsye se gjatë asaj kohe për çështje të tregtimit ka qenë duke e zëvendesuar Luigj Imerin në këtë rast na ka udhëzuar me të gjitha kompanitë si kemi vepruar deri më tani deri në një njoftim të radhës u kërkua që cilat kompani që nuk janë të licencuara në Kosovë dhe Shqipëri dhe i kam njoftuar që vetëm një kompani që nuk ka pas licencë ka qenë “Holding Slevenski Eletrane” që nuk ka pas licencë në Kosovë dhe Shqipëri. Pas dy apo tri dite kemi pas një garacion bankar që selinë e ka pas licencën në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk kemi pas kontratë të nënshkruara dhe kam marrë përgjigjje vazhdoni tregtimin siç kemi vazhduar me të gjitha kompanitë dhe kemi vazhduar deri pas njĽ viti dhe atëhëre Lugji ka marr vendim me i ndërmarrë të gjitha tregimet me kompanitë që nuk janë të licencuara në Kosovë dhe Shqipëri”, tha ai.
I pyetur nga prokurori, Dren Paca se nga ndërprerja e kontratës me HSE-në e deri sot a është treguar energji me këtë kompani, Kerolli mohoi këtë gjë.
I pyetur nga prokurori Paca se gjatë vitit 2022 kush bënte përzgjedhjen e kompanive për shit-blerje të rrymës, dëshmitari, Kerolli tha se deri në dhjetor të vitit 2021 kryesisht përzgjedhja është bërë drejtori operativ nga dhjetori deri në 1,2,3 janar përzgjedhjen e kompanisë e ka bërë kryeshefi ekzekutiv dhe pastaj ka kaluar te drejtori operativ.