75 Mall Live Search
23:58 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / B XH

Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga partitë me të votuara nga Drenas

Ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Drenasit.

Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune doli Ramiz Lladrovci nga “PËR DRENASIN KAMPION”, raporton IndeksOnline.

Sa i përket garës për Kuvendin komunal të Drenasit, kandidatët më të votuar janë: Laureta Thaqi me 9 mijë e 827 vota e cila ishte bartëse e listës, e pasuar nga Ekrem Elshani me 870 vota, Burim Bujupi me 760 vota, Naim Gjeli me 581 vota dhe Selman Qallapeku me 488 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, me i votuari ka dalë Driton Ajazi me 8 mije e 396 vota, i cili ishte edhe bartës i listës, i ndjekur nga Arigon Sinani me 573 vota, Jahir Hajdari me 501 vota, Mërgim Pirraku me 406 vota dhe Zeqir Hasi me 404 vota.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur e treta si partia me e votuar në Drenas. Egzona Tërdevci si bartëse e listës ka fituar 1 mijë e 749 vota, e ndjekur nga Xhavit Drenori me 199 vota, Filloreta Bujupi me 168 vota, Fortesa Gruda me 98 vota dhe Rrustem Bublaku me 181 vota. /IndeksOnline/