Sulmohen dy policë në Vushtrri
Dy zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi janë sulmuar pasditen e së enjtes në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk u është ndalur zyrtarëve policorë dhe më pas i ka goditur ata me motoçikletë.
Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

