Luajti në La Liga dhe Ligue-n 1, tani Cheick-un e kemi në Superligën e Kosovës

Futbollisti i njohur, Cheick Doukoure është bërë me skuadër të re. Ai ka nënshkruar me klubin kosovar, Prishtina e Re.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
“KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë për përforcimin e mesfushës me Cheick Doukouré, mesfushorin defanziv 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë”, shkruhet në faqen e klubit kosovar
33-vjeçari luajti te skuadrat e njohura, si: Levante, Metz, Lorient dhe Leganes./Indeksonline/