Duka takohet me krerë të Federatës së Futbollit të Kinës: Takim pozitiv për të ndërtuar ura në futboll

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka takoi sot ekipin e Federatës së Futbollit të Kinës.
Duka përmes rrjeteve sociale tregon se pati një takim me krerë të futbollit kinez, shkruan Indeksonline
“Hapa të rinj bashkëpunimi me Federatën Kineze të Futbollit!
“Një takim shumë pozitiv me z. Xu Jiren dhe ekipin e CFA-së për të ndërtuar ura në futboll, nga ekipet e moshave deri te shkëmbimet teknike”, shkruhet në njoftimin e Dukës